Në seancën e sotme në Kuvend pritet që të miratohet dyfishimi i pagës së deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.
I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, drejtori i gazetës Telegraf, Ëngjëll Musai, u shpreh se nga viti 2017 me taksat publike janë paguar 3 palë deputetë.
Sipas tij ka një diferencë të frikshme mes pageve të institucioneve drejtuese, në raport me profesione të tjera të kërkuara.
“Nga 2017 në shtator të 2024 në Shqipëri paguhen 3 palë deputetë. Deputetët të cilët fituat zgjedhjet në 2017, morën pagë deri në 2021, ata që mbaruan mandatin në 2017 deri në 2020 vazhdonin që të merrnin pagën.
Ata deputetë që dogjën mandatet vazhdonin që të merrnin pagën, janë 246 deputetë apo ish deputetë që kanë marrë pagat në këto vite. Deputetët dhe ministrat që kanë qenë më shumë për dy mandate, kanë jo vetëm 20% të pagës, po ju shtohet pas çdo viti. Nuk do e quaja të rëndë këtë rritje nëse do të flisnim vetëm për pagat.
Një familje që ka humbur të dy prindërit, fëmija i parë merr 110 mijë lekë të vjetra, dhe me atë do ti bëjë të gjitha, ndërkohë që shifra vjen duke u ulur te fëmija i dytë apo i tretë. Nuk ka asnjë problem që ne të kemi deputetëtë mirapaguar, por a rrinë këta pa gjumë për qytetarët.
Pse ka një diferencë kaq të madhe, 470 mijë lekë të vjetra merr një financier.
Për çdo mbledhje të grupit parlamentar deputetët marrin 20 euro, kanë të drejtë të marrin kredi me interes zero, fusin makina pa paguar doganë, marrin para për pjesëmarrjen në komisione, janë hotelet, dietat”, u shpreh Musai.
Lexo edhe: