05:57 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi vatra ku mund të shpërthejnë 50 raste në ditë”, epidemiologu për COVID-19: Kjo është arsyeja pse nuk shtohen testimet

20:24 | 07/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Shëndeti, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot vetëm 6 të infektuar me COVID-19/ Epidemiologu Alban Ylli pyetet live për vërtetësinë e numrave: Ja si qëndron e vërteta

Alban Ylli, mjek epidemiolog gjatë një interviste me skype për Fax News ka folur sot për testimet që bëhen momentalisht ndaj personbave të dyshuarme koronavirus si dhe debatin për shtimin ose jo të tyre.

Ai tha se për aq kohë sa mekanizmat e përdorura deri më tani po funskionojnë, nuk është e nevojshme për ndryshim strategjie, ndërsa pohoi se shtimi i testeve mund të bëhet në kohën kur merren masa të reja në lidhje me liridaljen nga karantina të qytetarëve.

Ai u pyet edhe për kohën që pritet zbehja e pandemisë për të cilën mendon se në mesin e Prillit do ë ketë një kurbë në rritje të rasteve por që pas kësaj faze, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit në fjalë, do të ketë rënie të numrit tëpersonave të infektuar.

“Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi. Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo”, tha Ylli.

Austria dhe Italia kanë diskutuar në nivele të larta të politikës për lehtësimin emasave dhe lirimin e qytetarëve nga karantina, gjë për të cilën u pyet nëse ky është një vendim që do të  merret nga mjekët dhe profesionistët në Shqipëri apo politika.

Gazetari Enea Meksi e pyeti: Nëse do të qëndronim tek masat dhe testimet, a do të kishim më shumë efekt po të shtoheshin këto të fundit?

Alban Ylli: Jemi duke pasur sukses në bazë të linjave që ndjekim, gjithë strategjia e ndjekur është e suksesshme. Nuk mund të thotë askush se kemi bërë zgjedhje të gabuara. Nuk janë qëllim në vetvete në asnjë rrethanë dhe askush kam përshtypjen që janë përfshirë në debat, i shikojnë si një mjet për kontrollin e pandemisë, në një moment që strategjia e zbatuar deri tani ka efekte pozitive dhe nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar. Nuk është se po ndjekim ndonjë gjë të veçantë. Numri i testeve të kryera është në përputhje me situatën ekzistuese. Numri i testeve përcaktohet nga nevoja që është drejtuar nga gjurmimi, nuk ka arsye ta ndryshojmë këtë strategji aktualisht. Kur shoqëria të hapet dhe të kemi qërkullim pse jo mund të shtohen testimet në këto momente.

Është folur edhe për mungesa të mjeteve mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë…

Alban Ylli: Di që ka një stok të mjaftueshëm për të përballuar situatën, janë bërë porosi të reja për sasi shtesë në dijeninë time. Ky është një problem që nuk mund të mbyllet në pak javë, jemi duke ndjekur me vëmendje atë që po ndodh në botë. Momentalisht duhet të operojmë përmes gjurmimit, masat e mbrojtes së popullatës. Masat e reja janë një armë e re në duart e shtetit shqiptar.

Ju mjekët dhe profesionistët do ti jepni indiciet për zbutjen e masave dhe kur parashikoni se ndodh kjo?

Alban Ylli: Ky është një vendim i politikanëve dhe udhëheqësve. Ne nuk jemi për momentin duke dhënë asnjë rekomandim për hapjen e Shqipërisë, por mendoj se do të merret duke parë situatën dhe vlerësuar presionin ekonomik, por nuk besoj se do merret një hap pa parë se çfarë ndodh dhe bëjnë vendet e tjera sidomos në Europë.

Si parashikohet kjo pandemi në vijim, dhe a e kanë kuptuar shqiptarët rrezikun nga prej saj?

Alban Ylli: Ka shenja optimiste, ka vend për t’ju dhënë njerëzve mesazhe optimiste, shumica e vendeve duket se e kanë kaluar pragun e pikut të pandemisë, kanë filluar shenjat e rënies, në Europën Qëndrore duket se ka pasur sukses. Është e vështirë të bësh një parashikim të saktë por modelet dhe skenarët ekzistojnë. Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi. Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo. Duhet të kemi strategji për gjurmimin e tyre por nga ana tjetër të vijojmë të mbajmë hapur spitalet e dedikuar edhe gjatë Majit pse jo. Të kontrollojmë eventet që krijojnë turma dhe të përdorim teknika inovative si matja në distancë e temperaturës etj për të pritur vaksinën që shpresoj të vijë nga fundit i vitit.

Austria është një nga vendet që rreth mesit të këtij muaji do të lejojë hapjen e vendit, mund të zhbëjmë gjithë këtë luftë nëse e bëjmë edhe ne një gjë të tillë?

Alban Ylli: Patjetër që rreziku ekziston, ka ende potencial të lartë për t’u rikthyer, është i shtypur por ende nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet. Vetëm Austria dhe Italia e kanë përmendur në nivele të larta hapjen, asnjë vend tjetër, por kjo do të vijë dhe do të ndodh. Do të duhet të krijojmë një fazë të dytë të kontrollit të virusit. Sa koha ka masa në fuqi duhen zbatuar me përpikmëri.

 

Sot vetëm 6 të infektuar me COVID-19/ Epidemiologu Alban Ylli pyetet live për vërtetësinë e numrave: Ja si qëndron e vërteta

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALBAN YLLI
Pas

“Vizitat online nuk njihen në mjekësi”, mjeku tregon pse merren këto nisma nga qeveria

Para

Transportohen për në karantinë shqiptarët e mbetur në kufi, “shtohen rrugës” numri shkon në 35

Para
Viktima e parë nga Koronavirusi, reagon Presidenti Meta

Transportohen për në karantinë shqiptarët e mbetur në kufi, "shtohen rrugës" numri shkon në 35

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.