Edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, pavarësisht se nuk arriti të marrë mandatin e deputetit Ben Blushi ka deklaruar se do të bëjë opozitë të fortë.
Së fundmi ai ka publikuar një foto në ‘Facebook’ me këngëtarin e njohur shqiptar Dren Abazi, i cili i është bashkuar LIBRA-s.
“Fillojmë në shtator. Bashkojmë opozitarët. Me mikun tim Dren Abazi”, ka shkruar Blushi në Facebook. Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 qershorit Blushi mori vetë 3% votave. (J.V/Shuplaka)