Këngëtarja shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, e cila do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion ka treguar emrin e saj të vërtetë.
Duke folur në një emision televiziv grek, Foureira tha: “Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”.
Ajo shpjegon përse në fillimet e karrierës së saj nuk tregoi se është nga Shqipëria.
“Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi që mos tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar, por nëse do të kthehesha pas në kohë nuk e di nëse do të veproja ndryshe”, thotë këngëtarja me origjinë shqiptare.
(M.Q/Faxweb)