Presidenti Meta në një konferencë për mediat ka dhënë sqarime në lidhje me refuzimin e dhënies së plotfuqishmërisë për ministrin Bushati për negociatat me Greqinë.
Meta u shpreh se në kërkesën e Bushatit ka disa pasaktësi që duhen rishikuar.
Duke iu referuar pyetjesn së një prej gazetareve nëse ai do që të jetë vetë në krye të negociatave Meta u shpreh: Presidenti nuk synon që të bëjë rolin që ia parashikon kushtetuta që të ulet dhe të drejtojë bisedimet, pasi kjo do të tregonte mungesë besimi.
Por presidenti ka për detyrë që të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese. Presidenti nuk ka nevojë që të jetë vetë aty, pasi qoftë delegimi qoftë plotfuqishmëria tregon besim. Por Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe me disa probleme.
A keni ju ambicie për të drejtuar grupin negociator, dhe cilat ishin qëndrimet e takimeve me opozitarët?
Kam pasur takime me të gjithë kolegët e nderuar që kanë shërbyer si president, dhe me zonjën Kodheli dhe me zotin Tritan Shehu për ti njohur me këtë situatë dhe për të shkëmbyer mendimet. Opozita mund ta ketë më të qartë vetë qëndrimin e saj.
Diskutimet ishin konstruktive dhe qëndirmi i përbashkët është që duhet të respektohet kushtetuta.Më duhet të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të poosatshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila është një vijë e kuqe për të gjithë, duke filluar nga Presidenti.
Është detyra e Presidentit që të respektojë këtë vendim.
(E.K/FAXWEB.AL)