Përmes zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e KQZ-së, ku paralajmëroi se ata që do të përpiqen të cenojnë procesin zgjedhor të 30 Qershorit, do të përndiqen penalisht.
Blushi shprehet se Presidenti po mban shënim çdo person që shkel ligjin dhe provokojnë tensione artificial.-
Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës,Tedi Blushi
Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)