Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas dëshmisë së ish-oficerit dhe nënkomisarit Emiliano Nuhut i cili në videon e publikuar nga gazetari investigativ Basir Çollaku rrëfente se ai ishte kërcënuar me jetë nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, ndërsa të pranishëm ishin edhe Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se kjo është një sajesë e ndyrë dhe e verifikueshme pa vështirësi.
Sipas Ballës këtë gje do të provojë në gjyqin e rradhës që do të përballet me Lulzim Bashën për këtë çështje.
“Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!”shkruan Balla.
Postimi i plotë
Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!
Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.
“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!
Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjate vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.
Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.
Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!
(M.Q/Faxweb)