19:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kërcënimi në Krujë, Prokuroria e Përgjithshme: Folësit publikë të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorve

11:13 | 09/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë shkruan Prokuroria në kërkesën drejtuar KQZ-së për mandatet e Selamit, Tahirit, Rroshit

Kërcënimi i prokurorit të Krujës Bujar Memia, ka shërbyer si shkas që Prokuroria e Përgjithshme të reagojë për sulmet publike ndaj organit të akuzës.

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria kërkon që “folësit publikë të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer”.

Organi i akuzës thotë se prokurorët janë demotivuar  për shkak të fjalorit të përdorur kundër tyre, për të justifikuar ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.

“Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Një ditë më parë prokurori Memia u kërcënua nga Nazmi Çangu, në seancën gjyqësore që zhvillohej ndaj djalit të tij për veprën penale të prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike, ku kërkoi 8 vjet dënim. Babai i të pandehurit e kërcënoi me jetë prokurorin, për shkak të dënimit.

DEKLARATA E PLOTË:

Prokuroria e Përgjithshme vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N.Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, prokurori ka paraqitur konkluzionet për djalin e shtetasit N.Ç, i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, dhe u kërkua dënimi me 8 vjet burgim. Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N.Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, per shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave.

Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.

Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që bashkërisht të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritetit të tyre fizik dhe profesional. (E.K/SHUPLAKA)
 

Etiketa: kercenimiprokuroriProkuroria e pergjithshme
Pas

Moderatori thumbon keq këtë mëngjes: WOW! 28 mijë metra katrorë me pllaka, e kushtueshme por fantastike!

Para

Kush është radiologu në Vlorë që iu dogj makina (DETAJE)

Para
Kush është radiologu në Vlorë që iu dogj makina (DETAJE)

Kush është radiologu në Vlorë që iu dogj makina (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.