Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka kërkuar KLD-së shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit Petraq Curri.
Curri është gjyqtar në Durrës, ndërsa është bërë i famshëm për shkak të çështjes së baronit të drogës, Alketa Hatija. Curri vendosi lirimin e tij nga burgu.
Edhe më herët KLD-ja ka nisur një hetim në lidhje me veprimitarinë profesionale të Currit për rastin në fjalë.
Po ashtu Gjonaj ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkeleida Hoxha e cila ka punuar pranë gjykatës së Krujës.
Hoxha pak kohë më parë vendosi lirimin nga burgu të Genc Tafilit. Po ashtu në një skandal publikuar pak kohë më parë në ”Fax News” gjyqtarja njihte vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.
(E.K/FAXWEB)