17:39 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërkesat e kampionëve: Shtyrje e kampionatit dhe dhe 6 lojtarë të huaj në fushën e lojës

21:00 | 01/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesat e kampionëve: Shtyrje e kampionatit dhe dhe 6 lojtarë të huaj në fushën e lojës

Ekipi kampion i Kukësit do të depozitojë një kërkesë në Federatë ku propozon shtyrjen e kampionatit në shtator dhe shtimin e lojtarëve të huaj në fushë nga 4 që janë të lejuar tani në 6-të. siç bëhet e ditur për “Sport Ekspres”, Kukësi ka dy kërkesa për Federatën Shqiptare të Futbollit.

SHTYRJA E KAMPIONATIT
Është planifikuar që kampionati i 79-të i futbollit shqiptar të nisë në pjesën e dytë të muajit gusht, megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare. Mësohet se Kukësi do të paraqesë në FSHF kërkesën që kampionati të shtyhet dhe të nisë në fillimin e shtatorit. Deri diku duket e çuditshme, pasi arsyet e kësaj kërkese janë të paqarta. Siç bëhet e ditur, një nga arsyet lidhet me temperaturat e larta dhe përvëluese, që kanë kaluar që tani vendin tonë. Megjithatë Kukësi mund të ketë një tjetër “hall”. Përgatitjet për sezonin kanë nisur që në mesin e qershorit dhe së paku deri pranë fundit të muaj korrik Kukësi do të jetë i angazhuar në arenën ndërkombëtare dhe në një periudhë një-mujore, mund të mos u mjaftojë kuksianëve për t’u përgatitur për fillimin e kampionatit. Njëkohësisht, në këtë mënyrë do të rritej jashtëzakonisht ngarkesa fizike dhe mund të krijohen vështirësi në javët e para. Nuk përjashtohet mundësia që FSHF të miratojë këtë kërkesë, pasi çdo fillimsezoni jemi mësuar me të tilla skenare, ku data e fillimit të kampionatit ndryshon disa herë, për arsye nga më të ndryshmet. E mira do të ishte që të mendohej që në fillim diçka e tillë, duke e shqyrtuar mirë kërkesën e kampionëve, para se të vendoset.
TË HUAJT
Që alternativat në vendin tonë janë shumë të pakta dhe gjithnjë po vijnë duke u ulur, nuk përbën më një lajm të ri. Pjesa më e madhe e skuadrave të superiores e kanë përqendruar merkaton në tregun e huaj dhe përjashtim këtu nuk bën as Kukësi. Aktualisht kampionët në organikën e tyre kanë pesë të huaj, me Serran, Nasar, Kale, Karioka dhe Pejiç. Në fokus janë dhe disa lojtarë të tjerë të huaj, të cilët vazhdojnë bisedimet me klubin e Kukësit dhe nuk përjashtohet mundësia që të “zbarkojnë” në verilindje. Nëse në kupat e Europës numri i të huajve që mund të aktivizohen është i pa limituar, në Superiore lejohen vetëm katër. Kukësi ashtu si dhe Teuta do të kërkojë nga organi më i lartë futbollistik në vend që numri të shkojë së paku në gjashtë. Pjesa më e madhe e klubeve pritet që të bashkohen me nismën e Teutës dhe Kukësit, të cilat tashmë zyrtarisht e kanë shprehur vullnetin e tyre. Mbetet për t’u parë në mbledhjen e radhës së FSHF-së, kur dhe do të hidhet shorti i sezonit të ri, nëse do të merret parasysh kjo kërkesë.

Hipoteza/ Alternativat e FSHF-së
Nuk është hera e parë që klubet shprehin dëshirën e tyre që në fushën e lojës të kenë më shumë se katër lojtarë të huaj. Edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur që FSHF të aprovojë rritjen e numrit të lojtarëve të huajve, tashmë duket se skuadrat po shkojnë drejt një konsensusi, pasi në dhjetor plot 8 skuadra shprehën hapur kërkesën për një ndryshim të tillë. Asokohe preteksti i FSHF-së ishte se nuk mund të ndryshonte rregullorja në mesin e sezonit,dhe tani duket se diçka e tillë nuk vlen. Hipotezat për ndryshim mund të jenë të shumta, por dy janë ata që duken më të favorshme nëse do të ketë një ndryshim.
VETËM 6 FEDERIME
Kukësi kërkon 6 të huaj në fushën e lojës, diçka e tillë mund të realizohet nga FSHF, por me kushtin që numri i lojtarëve të huaj që do të federohen të jetë po 6. Kushtëzimi i tillë bën që të mos lihet jashtë vëmendjes dhe tregu shqiptar, ashtu si dhe akademia, që mbetet prioritet në politikat e federatës.
5 TË HUAJ
Nga 4 në 5 dhe federime pa limit, mund të jetë një tjetër mundësi ndryshimi për lojtarët e huaj. Sigurisht, nëse politika për të mos “djegur” prodhimin e vendit rrezikohet, normalisht që klubet vetë nuk do të bëjnë shpenzime pa fund për të afruar lojtarë të huaj, në pamundësi aktivizimi.
Së paku këto mbeten pistat kryesore që mund të shqyrtohen për kërkesën e Kukësit dhe Teutës zyrtarisht deri më tani, por që sigurisht do të gjejnë dhe mbështetjen e pjesës më të madhe të skuadrave të tjera.
Problematika e vetme që mund të dalë është konsensusi i plotë i të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, i cili nuk garantohet,të paktën për momentin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Kampionet-dy kerkesa
Pas

“Në se e marrim veç për moshë, keni gati xha Llazin tek pallati im”, gazetari ironizon ish-deputetin demokrat

Para

Zyrtare: Maqedoni-Shqipëri nuk luhet në Shkup, konfirmohet nga UEFA

Para
Zyrtare: Maqedoni-Shqipëri nuk luhet në Shkup, konfirmohet nga UEFA

Zyrtare: Maqedoni-Shqipëri nuk luhet në Shkup, konfirmohet nga UEFA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 345 /508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD

Mbyllet numërimi në Finiq, Partia Socialiste kryeson me 2511 vota

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

Numërimi në Vaun e Dejës drejt fundit, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.