Një shtetase me inicialet L.K është gjetur e pajetë ditën e sotme në lumin e Vjosës në Vlorë. Trupi i pajetë është dërguar për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes.
Dyshohet se trupi i përket shtetases 56 vjeçare e cila raportohej e zhdukur prej disa ditësh nga familjarët e saj. Kujtojmë pak ditë më parë janë gjetur disa sende personale të cilat mendohet se i përkasin asaj.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.