Ditën e sotme është organizuar një protestë nga banorët e Fierit përsa i përket punimve që po kryhen nga një kompani për nxjerrjen e naftës. Sipas tyre, kërkimet për naftë po dëmtojnë varrezat e fshatit Visokë.
Varrezat janë shekullore ndërsa kërkimet për naftë momentalisht janë ndërprerë.
Banorët e zonës janë mbledhur afër varreve ndersa dallohet dheu i gerrmuar. Fshati Visoke eshte nje zone naftëmbajtëse por mesa duket kerkimet per nafte kane arritur sa të dëmtojnë edhe varret .
“Nuk na ka lajmëruar njeri, tani që erdhëm ne i ndërprenë punimet. Pranë banesave tona ka shumë puse nafte, ndihemi të rrezikuar”- u shpreh njëri prej qytetarëve.