FRPD dhe LRI po protestojnë përballë Ministrisë së Brendshme dhe kanë paralajmëruar se do të vijojnë të protestojnë intesivisht kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia.” thanë ata
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e tyre do të vijojë. “Do të jemi këtu edhe javës tjetër”, u shpreh ai.
Pas Këllëçit, fjalën e mori deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e cila u shpreh se protestat do vijojnë çdo ditë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.
(M.Q/Faxweb)