Drejtoresha e Shkollës në Shtoj të Ri, Saime Arapi, ka reaguar pas akuzave që një mësuese ka bërë për të se ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Arapi ka mohuar akuzat dhe është shprehur se të gjitha akuzat ndaj saj janë totalisht politike. Ajo shprehet se i ka kërkuar llogari për administrimin e provimeve në fund të sezonit.
“Unë po sulmohem thjesht politikisht, unë thjesht kërkoj rregull dhe disiplinë në shkollë. Unë kam ushtruar dhune ndaj askujt. Nëse është për sot, nxënësi në polici ka pranuar se nuk ka asnjë lloj dhune as nga unë as nga të afërmit e mi.
Unë kam kërkuar vetëm numrin e babait të prindit. Policia më mori në telefon kur unë isha në Drejtorinë e Arsimit , nuk është e vërtetë që kam ushtruar dhunë as ndaj kolegeve as ndaj nxënësve.
I kam kërkuar rregull për administrimin e provimeve në fund të sezonit.”.
https://www.youtube.com/watch?v=O6JsSxMZYvE&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)