Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas deklaratës së Fatbardh Kadillit, i cili kërkoi distancimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga PD.
Në një postim në Facebook, Tritan Shehu thotë se ka lexuar në media që Kadilli ka deklaruar se ‘mbështetësit fanatikë të Berishës janë kthyer në antiamerikanë’.
Shehu e mohon kategorikisht të ketë ndodhur kjo gjë. Ai madje shton se dashuria dhe respekti për SHBA-në është në themel të PD-së dhe promotor i kësaj është Sali Berisha si ish-lider dhe Lulzim Basha tashmë si lider.
Postimi i Tritan Shehut:
Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:
Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!
Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!
Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!
Turp i vertete ky.
Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.
Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.
Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.
E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.
(E.H/Faxweb.al)