Për herë të parë, në Tiranë u mbajt mbledhja e Këshilli i Stabilizim Asocimit në Tiran, që solli në kryeqytet edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si një moment vlerësimi për reformat e vështira të ndërmarra. Ambasadorja Yuri Kim teksa përshëndet mbajtjen për herë të parë në Tiranë të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE thotë në një postim në Twitter se shqiptarët dhe Qeveria meritojnë respekt.
Yuri Kim: “Shumë mirë të shohësh Shqipërinë teksa ecën përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt pasi kanë ndërmarrë ndryshime të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm progresin e Shqipërisë për t’u bërë Shtet Anëtar i BE-së, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Kim, krah një postimi të Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për takimin e djeshëm në Tiranë.”