Teksa vijon mbledhja e Këshillit Politik në rezidencën e ambasadores asmerikane, Yuri Yim, Fax News ka zbardhur disa detaje nga ajo çfarë po diskutohet prej orësh mes palëve.
Mësohet nga burimet se opozita ka bërë 6 propozime ndërsa ka pranuar një propozim të bërë nga përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, që është për formulen e KQZ me 3 nivele si dhe është zbardhur edhe një dakordësi sa i përket identifikimit biometrik të zgjedhësve, kërkesë kjo e opozitës.
Opozita e bashkuar propozon 6 pika ne tryeze:
-100 % identifikim biometrik në të gjithë Shqipërinë
-3 komisionerë të propzouar nga partitë politike i zgjedh KQZ me short
-2+2 komisonerë vëzhgues zgjidhen direkt nga partitë politike
-Ankimimi i procesit zgjedhor në Gjykatë Kushtetuese dhe jo si deri më tani në Kolegjin Zgjedhor si institucioni që ‘vuloste’ përfundimisht
-Opozita e bashkuar bie dakord me propozimin e PS për formulën e KQZ me 3 nivele
-Komisionerët e numërimiT, 1 anëtar nga kqz ose 3+3 vëzhgues nga partitë ose 4 komisionerë të zgjedhur nga 4 partitë më të mëdha në vend. Kryekomisioneri të jetë propozim i opozitës
Ndërkohë për identifikimin biometrik është rënë dakord që të dielën, por opozita e ka të paraqitur tek kërkesat e saj sot ndërsa ka ndërhyrë edhe OSBE si garant.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim duket se është investuar shumë për përmbushjen e reformës zgjedhore në Shqipëri, ndërsa po mban nën presion të vazhdueshëm palët për të gjetur dakordësinë.
Ndërsa sot është vendosur si afati i fundit për dhënien fund të një odiseje të gjatë të reformës zgjedhore në vend, Yuri Kim ka paralajmëruar një tjetër deklaratë për shtyp në orët e pasditeS. Pas përfundimit të takimit me palët politike mbrëmjen e kaluar, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pohoi para mediave se ishte një ditë e vështirë.
Ajo tha se ka pasur përparim gjatë bisedimeve me palët ku morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa tha se edhe nesër do të vijojë një format i tillë për të gjetur mirëkuptim edhe në pikat që ndajnë palët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)