20:14 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Këshilltarët demokratë të Tiranës: Pak minuta borë dhe përgjumja e Veliajt gjunjëzoi kryeqytetin

13:28 | 12/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilltarët demokratë të Tiranës: Pak minuta borë dhe përgjumja e Veliajt gjunjëzoi kryeqytetin

Këshilltarët e djathtë bashkiakë, panë nga afër bllokimin e rrugëve dhe trotuareve në një nga hyrjet kryesore të kryeqytetit, në Rrugën e Elbasanit. Leonard Olli denoncoi braktisjen që qeveria dhe bashkia i kanë bërë qytetarëve duke mos pastruar rrugët të cilat kanë shkaktuar dhjetra aksidente. Mosmarrja e masave paraprake dhe vazhdimi i kësaj situate edhe gjatë ditës së sotme, kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

Prononcimi i kryetarit të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Leonard Olli:

“Pak minuta rreshje dëbore dhe shumë pak centimetra kanë mjaftuar për të bllokuar gjithçka në kryeqytetin e Shqipërisë.

Janë këto kushte që i nxorën bojën bashkisë virtuale dhe qeverisë së fasadave. Sot shumë nga kolegët tanë kanë monitoruar që në orët e para të mëngjesit trafikun në Tiranë dhe j’ua them me garanci skurse e ka pasqyruar dhe media. I gjithë qyteti ishte i ngrirë.

Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për të hedhur pak kripë sa për të penguar ngrirjen e të gjithë akseve qëndrore dhe sekondare në kryeqytet, dhe që qytetarët u përpoqën t’i zgjidhnin vetë, Veliaj, stafi i tij dhe sigurisht shefi Rama flinin gjumë dhe gëzonin ëndrrat  se gjerat shkojnë shumë mirë.

Vetëm pak centimetra borë vunë jetën dhe pronat e qytetarëve në rrezik. Me dhjetëra aksidente automobilistike. Në orët e natës, mungesa e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për dhjetra aksidente. 

Mungesa  e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për paralizimin e plotë të transportit publik. Mungesa e bashkisë dhe papërgjegjshmëria kriminale e kryebashkiakut Velija gjunjëzoi kryeqytetasit në kushtet e një moti aspak ekstrem.

Imagjinoni sikur Tirana të ishte në kushtet e motit të një qyteti tjetër si psh Korça se çfarë do të ndodhte. Ndërkohë shumë jetë janë vënë në rrezik nga mungesat e urgjencave spitalore sepse mjetet e transportit të urgjencave nuk mundën të qarkullonin.

Dhe kur kjo situatë paralizuese ndodh në zemër të Shqipërisë imagjinoni se çfarë po kalojnë zonat e thella.

Ka vetëm një përgjegjës dhe ky është Veliaj, i cili në vend që të merret vetëm me administrimin e qytetit tenton duke vjedhur projekte duke riinaguruar punë publike të parardhësit të tij, të tentojë kreun e PS por sigurisht duke braktisur tërësisht besimin e qytetarëve të Tiranës që i dhanë për menaxhimin e qytetit. I bëjmë thirrje bashkisë për të hedhur sa më parë kripë në rrugë dhe trotuare”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkia tiranebora me kryeqytetLeonard Olli
Pas

Miriam Cani: Siç bora zbardhi malet, ajo zbardh shpirtin tim

Para

”Shkullaku: Alo urdhëro! Zuckerberg: Mandi, si je? Marku jam”, Julian Deda ”zbardh” telefonatën

Para
”Shkullaku: Alo urdhëro! Zuckerberg: Mandi, si je? Marku jam”, Julian Deda ”zbardh” telefonatën

''Shkullaku: Alo urdhëro! Zuckerberg: Mandi, si je? Marku jam'', Julian Deda ''zbardh'' telefonatën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.