Emiljano Aleksi, këshilltari për mediat në Presidencë, sot ka shoqëruar të birin në ditën e parë të shkollës.
Si një ditë e veçantë për të birin por edhe për vetë atë, Aleksi ka uruar të birin me një mesazh mjaft domethënës, ku e këshillon që botën ta shikojë me syrin e së mirës dhe bardhësisë e të kapërcejë pengesat, më e rëndësishmja të mos vendosë pengesa ndaj të tjerëve.
Postimi I Emiljano Aleksit:
I dashur biri im!
Gara ka filluar dhe brengë-gëzimi im. Por ti duhet të kuptosh, me vitet që do të vijnë, që një Dije e madhe mbetet shterpë pa një zemër të madhe, prandaj botën shikoje me syrin e së mirës dhe bardhësisë.
Mos harro për të arritur qëllimin, ndërto rrugën tënde, kapërce pengesat e vëna dhe mos vendos pengesa në rrugën e të tjerëve. Të gjithë të urojmë të bëhesh njeri i mirë.
Urime dhe Suksese Bir!
(B.H/Shuplaka)