Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur pak minuta më parë në Gjykatën e Apelit, kur pritet të jepet vendimi përfundimtar ndaj tij dhe Jaeld Çelës. Në një moment, teksa filmonin Tahirin një prej operatorëve të mediave, po humbte ekuilibrin, ndërkohë që nuk ka munguar as edhe një koment i ish-ministrit, i cili thotë se kështu do e hanë të gjithë.
“Kështu e hanë të gjithë”, shprehet Tahiri me humor, që duket se nuk e ka thjesht me kameramanin, që po rrëzohej, por edhe me veten e tij, që u shndërrua nga ministri më i suksesshëm i Edi Ramës, në një të pandehur të drejtësisë, ndërsa ka mbajtur mbi shpatulla akuzat ndër më të rëndat për një zyrtar publik.
Kujtojmë se Prokuroria e akuzon Tahirin për vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”.
Të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tahiri akuzohet se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drògës.