Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash.Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë. Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Më të rrezikuar nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit:
Gratë
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual.Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.
Të moshuarit
Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie. Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.
Njerëzit që marrin medikamente
Sipas të dhënave përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm. Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.
Njerëzit Që Vuajnë Nga Sëmundjet Kronike
Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.
Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:
Spinaqi,
Agrumet,
Boronicat,
Gjalpi i kikirikut,
Farat e kungullit,
Fasulet dhe thjerëzat,
Frutat e thata.
Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.