18:00 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Khamenie thotë se Irani demonstroi fuqinë e tij kundër Izraelit

16:05 | 21/04/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Khamenie thotë se Irani demonstroi fuqinë e tij kundër Izraelit

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenie, ka falënderuar forcat e armatosura të shtetit të tij për sulmin ndaj Izraelit, që Teherani kreu më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se shteti demonstroi fuqinë e tij, pavarësisht se sa caqe u goditën.

Më 13 prill, Irani lëshoi drejt Izraelit mbi 300 raketa dhe dronë. Sulmi iranian, që u tha se u krye në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit ndaj ndërtesës së Ambasadës së Iranit në Damask më 1 prill, ishte sulmi i parë direkt ndaj Izraelit.

Shumica e raketave dhe dronëve u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij dhe sulmi shkaktoi dëme të vogla në Izrael.

“Pyetja më e rëndësishme nuk është se sa raketa u lëshuan dhe sa prej tyre goditën caqet. Ajo çfarë ka rëndësi është se Irani demonstroi fuqinë e tij gjatë këtij operacioni”, tha Khamenei më 21 prill.

Gjatë së premtes, në qytetin iranian Isfahan u raportuan shpërthime. Mediat amerikane, duke cituar burime brenda Qeverisë amerikane, thanë se pas sulmeve ajrore qëndronte Izraeli.

Izraeli nuk ka komentuar për raportimet.

Teherani minimizoi incidentin dhe tha se nuk ka në plan që të kundërpërgjigjet.

Mediat shtetërore iraniane cituan zyrtarët në Teheran të ketë thënë se shpërthimet u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, që rrëzuan tre dronë.

“Në operacionin e fundit, forcat e armatosura arritën të minimizonin kostot dhe të maksimizonin përfitimet”, tha Khamenei, duke u bërë thirrje ushtarakëve që të ndjekin “vazhdimisht inovacionet ushtarake dhe të mësoni për taktikat e armikut”.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar. Por, sulmi i 13 prillit nga Irani dhe ai i 19 prillit që iu atribuua Izraelit, ishin sulmet e para ndaj tokës së njëri-tjetrit.

Pas

Sa mandate synon PL? Meta: S’ka më dualizëm drejtimi. Të hapur për fraksione dhe nënfraksione!

Para

Korçë/Dhunonte kunatën, procedohet penalisht 52-vjeçari

Para
Korçë/Dhunonte kunatën, procedohet penalisht 52-vjeçari

Korçë/Dhunonte kunatën, procedohet penalisht 52-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.