Kina ka ofruar që të ndihmojë Korenë e Veriut për të luftuar kòronavirusin pavarësisht se shteti nuk ka deklauar asnjë rast të ri. Në një kohë kur po diskutohet çdo ditë për shëndetin e Kim Jong-un, presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur mbështetjen e tij për këtë vend.
Jinping ngriti shqetësimin në lidhje me kërcënimin e korònavirusit për Korenë e Veriut dhe ofroi ndihmë, raporton media shtetërore. Xi po i përgjigjej një mesazhi të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Të premten, Kim e uroi Kinën për suksesin e saj në betejën kundër shpërthimit.
Ky është një tjetër detaj që vërteton se Kim Jong Un nuk ka ndërruar jetë. Siç shkruan media KCNA: “Kim Jong un, në mesazhin e tij shprehu mirënjohje për Xi Jinping dhe e përgëzoi duke e vlerësuar për mundësitë e mëdha të fitores ndaj luftës kundër pándemisë.”
Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast nga sèmundja që ka ínfektuar mbi 4 milionë persona në mbarë botën që kur shpërtheu për herë të parë në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor të vitit të kaluar.(A.M/Faxweb.al)