Këtë javë, qyteti lindor kinez, Qingdao do të testojë të nëntë milion banorët për coronavirus.
Të gjithë do të marrin dy teste të acidit nukleik, një test serum për antitrupa dhe ata që janë pozitivë do t’i nënshtrohen shtatë ditëve të monitorimit.
Ky vendim u mor brenda 24 orëve pasi rajoni konfirmoi 12 raste të reja të COVID-19 – gjashtë me simptoma dhe gjashtë pa shenja të sëmundjes, raporton BBC.
Kina duket se ka nxjerrë mësime nga faza e parë e shpërthimit të virusit, ku në shumë qytete situata doli jashtë kontrollit.
Sa herë që ka pasur raste të reja, në Kinë, kjo është pasuar me testime masive, për të frenuar përhapjen e mëtejshme të rasteve.
Qeveria e vendit kishte paralajmëruar më herët se nuk ka kapacitete për të siguruar teste dhe trajtim për të gjithë 1.4 miliardë kinezët.
Kjo është arsyeja pse kryhen teste të shpeshta. Shpresa është që çdo gjurmë e virusit, sado e vogël – edhe nëse është e importit, ose nëse një pacient është asimptomatik – do të çrrënjoset dhe nuk do t’i jepet një shans për t’u përhapur. (E.K/Faxweb.al)