Tri anëtarë të së njëjtës familje britanike kanë vdekur teksa po pushonin në Costa del Sol për festën e Krishtlindjes.
Tragjedia ndodhi pasi një vajzë nëntë vjeçare u gjend në vështirësi teksa ishte futur për tu larë në pishinë, ndërkohë që vëllai i saj i madh dhe babai u hodhën në ujë për ta shpëtuar atë.
Incidenti i tmerrit ka ndodhur rreth orës 1.30 pasdite në Club La Costa World, ndërkohë që të tre antëraët e familjes humbën jetën.
Zhytësit kanë inspektuar pishinën përfshirë pompën e pishinës, për të hetuar në lidhje me vdekjen e vajzës së vogël, babait 52 vjeç dhe vëllai 16 vjeç.
Nëna e fëmijëve ka qenë një nga personat që ngriti alarmin dhe mendohet se është intervistuar nga hetuesit.
Tanya Aamer, 23 vjeç, një pushuese nga Birmingham e cila po qëndron në vendpushim, tha se ajo pa “trupa të mbuluar në çarçafë të bardhë” buzë pishinës, dhe mund të dëgjonte “një grua që qan me zë të lartë”.
Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm nga shefat e vendpushimeve për tragjedinë që ndodhi në vigjilje të Krishtlindjes.
Një i brendshëm afër hetimit të vazhdueshëm për tragjedinë e trefishtë tha: “Vëllai i vajzës dhe babai u hodhën në ujë kur panë që ajo ishte në vështirësi. Të tre kanë vdekur.
Trupat e tre personave që vdiqën në incidentin e tmerrshëm tashmë janë transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga. Autopsitë pritet të dalë nesër.
(M.Q/Faxweb.al)