Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Florida Beun e akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të pa ligjshëm” të funksionarëve publik duke rrëzuar kërkesën e saj për zbutje mase.
Beu është në hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.
Ajo dyshohet se nëpërmjet vlerave monetare dhe dhuratave, përmes Vodës do ndikonte te zyrtarë për të siguruar një vend pune ne administratë.