Faxweb.al mëson se Astrit Thaçi dyshohet të jetë autori i grabitjes së argjendarisë pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Burimet bazuar tek të dhenat dhe idendikiti i krijuar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë bëjnë me dije se autoritetet dyshojnë se Thaç,i autori i dy vjedhjeve në Durrës të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë “Diamant”, e cila ndodhet vetëm disa metra larg nga Drejtoria e Policisë Elbasan.
Dyshohet se autori ka kërcënuar dy shitëset dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme bizhuterish me vlerë.
Burim për Fax News bëjnë të ditur se autori nën kërcënimin e armës të cilën e ka lënë në vendin e ngjarjes, ka kryer grabitjen dhe më pas është larguar.
Mësohet se në argjendari kanë marrë dy kuti me flori ndërsa autori dyshohet se ka pasur vetëm kapele dhe nuk kanë qenë të maskuar. Policia njofton se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.
Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)