Si rezultat i operacionit antidrogë “Repeat” në qytetin e Durrësit, janë vënë në pranga dy persona.
Donald Tringa është arrestuar pasi kishte përshtatur lokalin që ai administronte, për përdorim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Po ashtu arrestuar edhe shtetasi Diamant Shkina, pasi ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard po në këtë lokal, i cili ua shiste lëndën narkotike, klientëve të lokalit.
Policia gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe një përforcues grushti.
Discussion about this post