Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, solli disa fotografi të armëve amerikane në një takim me princin e Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.
Duke treguar një tabelë për gazetarët në një takim, në të cilin shkruhej “12.5 miliardë në shitje përfundimtare në Arabinë Saudite”, Trump u mburr për të gjitha paratë që kontraktorët e mbrojtjes amerikane do të merrnin për prodhimet e tyre.
“Tre miliardë dollarë,… 533 milionë dollarë,… 525 milionë dollarë”, tha Trump ndërsa vuri në dukje fotografitë.
Më pas iu drejtua princit saudit: “Kjo është kikirikë për ju!”, ndërkaq princi buzëqeshi.
Sipas mediave, armët amerikane dhe format e tjera të ndihmës ushtarake e lejojnë Arabinë Saudite të ketë pushtet të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndërhyrjen e saj në Jemen. Arabia Saudite është nja nga aletatët më të fortë të SHBA-së.