Thonë se gjuha e nënës është e vështirë të harrohet e sidomos në momentet kur je i nxehur. Kjo ka ndodhur edhe me balerinin me orgjinë shqiptare që vit pas viti korr suksese në Itali, Kledi Kadiu. Ai tashmë ka krijuar atje një familje të shëndetshme e cila është bekuar edhe me një vajzë.
“Eh ç’na ka gjet ne të shkretët, ca duhet me bo. Hej Zot i modh ç’më ka gjet mu me këto’’, kështu iu është drejtuar Kadiu nxënësve të tij në kursin e baletit. Mesa duket Kledi ka kërkesa shumë të larta.
Sigurisht që situata është gazmore, siç shihet në videon e shpërndarë nga Olti Curri, teksa balerini profesionist flet shqip dhe qesh. Megjithëse nuk kuptojnë asgjë, edhe nxënësit e Kledit qeshin. (E.K/SHUPLAKA)