Medi Bici zgjidhet kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve.
Brikena Ukperaj ka propozuar si Kryetar të Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve Medi Bicin, anëtar i KLGJ.
Ky komision do të merret me rastet kur gjyqtarëve të caktuar u nevojitet mbrojtje fizike.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Medi Bici kaloi me sukses Vettingun në 31 korrik të këtij viti. KPK ka dhënë vendimin për Bicin, i cili ka rezultuar i pastër në të shtyllat e verifikimit.