Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka vizituar sot disa familje në nevojë në bashkinë e Klosit në Mat.
Përveçse inspektoi shpërndarjen e ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, Kodheli shpërndau pako me ushqime për familjet në nevojë.
Madje, ministrja premtoi edhe ndihmë shëndetësore për disa nga pjesëtarët e këtyre familjeve këtyre familjeve.
Kjo për shkak se ata vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë, sipas ministres.
Ndërkohë, Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre.
“Forcat e Armatosura kanë qenë që nga Xibra, fshati Ketë, me ndihma të cilat i kanë transportuar qoftë nga ajri qoftë në rrugë tokësore. Kanë qenë prezentë në fshatin Lis pranë Bashkisë Klos për sa i përket disa orendive shtëpiake. Jemi bashkërisht me to duke shpërndarë ndihma ushqimore në familjet në nevojë. E bëjmë këtë përtej angazhimit tonë në emergjenca, e bëjmë këtë përtej angazhimeve tona kushtetuese. Ndaj dua t’i falenderoj edhe njëherë për gjithë angazhimin e tyre kushtetues, por edhe njerëzor në ndihmë të familjeve në nevojë”, u shpreh ministrja Kodheli.
Ministrja premtoi se Forcat e Armatosura do vijojnë t’u vijnë në ndihmë si banorëve të izoluar nga dëbora, ashtu edhe atyre në nevojë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post