19:01 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kokaina që u bë oriz!”, Anila Hoxha jep detaje nga kontenierët me drogë: Si shpëtoi peshku i madh!

07:51 | 27/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kokaina që u bë oriz!”, Anila Hoxha jep detaje nga kontenierët me drogë: Si shpëtoi peshku i madh!

Gazetarja Anila Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar rastin më të fundit të zbulimit të kontenierëve me kokainë në portin e Durrësit, një operacion që kulmoi me një person të arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Kokaina ishte zbuluar fillimisht në Greqi dhe ishte zëvendësuar me pako orizi, me qëllimin e vetëm se në portin e Durrësit do të binin në rrjet peshq të mëdhenj.

“Per jave te tera, besnikerisht nje rreth i ngushte policesh survejuan kontenierin. Ndoshta pershperisnin e dyshonin se mund te ishte ky kontenier zgjatim i njerezve te tjere te lidhur me Cekajn, apo kushedi ku ne jug a ne veri”, shkruan gazetarja, ndërsa shton më tej se katër persona ishin shfaqur në portin e Durësit, dhe kishin marrë pakot me oriz, që sipas tyre ishin kokainë.

“Per shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi ne distance. Pra nuk u nderhy tak fak si ne Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet qe ne gjuhen e tyre kur nderhyjne per ta marre vete ” ngarkesen ” ne port pa nderhyrje ” me lyerje rrote” kane nje shprehje per raste te tilla. Thone “beme kollare” . Ndaj ata te dy qe bene kete kollaren, me pas ja vendosen kollaren autoriteteve.

Teksa po ndiqeshin, sic duket ata kane kuptuar se kokaina ishte oriz dhe qe pas kishin policine. Ja kane mbathur duke shpetuar paq pergjate nje rrugice dytesore ne afersi te Kavajes ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmirerisht policia gjeti te flakura pakot me oriz qe gjithsej ishin 50 kg. Me to mund te beje ca vakte me pilaf”, tregon me tej Anila Hoxha,

Postimi i plotë i gazetares: 

Njejte si edhe ne aksione te tjera antidroge edhe kesaj here ngarkesa e porositur me kokaine nuk mberriti ne doren e kryesorit. Per pasoje trafikanti apo sic pelqehet me etiketim me te bujshem “peshku i madh” nuk u arrestua.

Pa kaluar shume kohe nga mese 600 kg te sekuestruara po ne portin e Durresit, nje histori narko trafiku u mbyllur me Arber Cekajn ne krye, i cili ndoshta per faktin se ju dorezua nga Shqiperise nuk e shqiti buzeqeshjen nga fytyra. Kesaj radhe kokaine vinte nga Greqia.

Ashtu sic ndodhi vite me pare kur belget e zevendesuan vajin e palmes ku gjendej kokaina me uje, edhe greket nuk na dhane bese. E kishin zevendesuar kokainen me pako orizi dhe pastaj kane lejuar vazhdimin e udhetimit te pakove, me idene se peshku do binte ne rrjete.

Cfare ndodhi?

Per jave te tera, besnikerisht nje rreth i ngushte policesh survejuan kontenierin. Ndoshta pershperisnin e dyshonin se mund te ishte ky kontenier zgjatim i njerezve te tjere te lidhur me Cekajn, apo kushedi ku ne jug a ne veri.

Mes ketyre spekullimeve dhe sherbimeve te vezhgimit te zevendesoheshin stafete, ATA u shfaqen. Ne nje makine gri me targa te huaja, qe u parkua ne terminal. U drejtuan ne kembe drejt kontenierit frigorifer qe serish besohet se kishte banane. Njeri tregoi nje badge dhe hyri. U lejua. Tjetri sdihet se si por edhe ai hyri. Dy prites. Mendohet se hapen kontenierin dhe prej andej moren pakot qe ata mendonin se ishin me kokaine. Ne fakt ishin zevendesuar e plotesuar me oriz dhe pala shqiptare orizit i kishte shtuar edhe GPS. Historia e deshtimit tregohet si vijon nga disa zera.

Le ti besojme se ka ndodhur tamam keshtu: Per shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi ne distance. Pra nuk u nderhy tak fak si ne Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet qe ne gjuhen e tyre kur nderhyjne per ta marre vete ” ngarkesen ” ne port pa nderhyrje ” me lyerje rrote” kane nje shprehje per raste te tilla. Thone “beme kollare” . Ndaj ata te dy qe bene kete kollaren, me pas ja vendosen kollaren autoriteteve.

Teksa po ndiqeshin, sic duket ata kane kuptuar se kokaina ishte oriz dhe qe pas kishin policine. Ja kane mbathur duke shpetuar paq pergjate nje rrugice dytesore ne afersi te Kavajes ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmirerisht policia gjeti te flakura pakot me oriz qe gjithsej ishin 50 kg. Me to mund te beje ca vakte me pilaf.

Dhe mbase pas pilafit do i zbulojne gjesend ATIJ qe kane shoqeruar pas identifikimit si perdorues i Badge. Edhe i dyti qe thuhet se eshte identifikuar nga kamerat e sigurise mbase bindet nga orizi qe na derguan greket dhe flet per ” peshkun e madh”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: anila hoxhakokaina u be orizkonteniere me drogekonteniere me kokaine ne durres
Pas

Fifi është zënë me Luanën? Largohet nga “Shiko kush luan“!!

Para

“Na hoqën mbathjet, por “aktin-hapjen” nuk e kryem”, godet Andi Bushati

Para
“Na hoqën mbathjet, por “aktin-hapjen” nuk e kryem”, godet Andi Bushati

"Na hoqën mbathjet, por “aktin-hapjen” nuk e kryem", godet Andi Bushati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.