Një 53 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Colle Val d’Elsa pasi u kap me disa doza kokainë.
Sipas mediave lokale, shqiptari ka qenë me biçikletë dhe menjëherë sapo ka para karabinierët ka ndryshuar rrugë. Gjatë kontrollit karabinierët kanë vënë re se shqiptari u nervozua. Ata i gjetën disa doza kokainë dhe 50 Euro me vete.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shqiptarit i është gjetur edhe një pistoletë me silenciator. “Antenna radio esse” shkruan se shqiptari i arrestuar po qëndron në paraburgim pasi akuzohet për trafik droge.
(M.Q/Faxweb)