19:14 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokainë nga Hollanda dhe Italia, arrestohen 5 persona. 6 të tjerë shpallen në kërkim

14:11 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni i ri i “Forcës së Ligjit”, Ardi Veliu: Ja kush janë targeti kryesor

Policia e shtetit ka arrestuar 5 persona në 12 orët e fundit me qëllim ekstradimin drejt Itralisë. Në një deklaratë të bërë për mediat nga ana e Ardi Veliut, u tha se personat e arrestuar ishin pjesë e trafikut të kokainës nga Hollanda drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët ndërkombëtar i koduar “METROPOLIS”.

Policia e Shtetit përditë e më shumë po rrit bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunim i ndërtuar mbi baza besueshmërie reciproke, duke zhvilluar dhjetra operacione ndëkombëtare.

Në këtë kuadër, gjatë 12 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me interforcën Italiane, i koduar “METROPOLIS”, në fushën e trafikut të drogërave të forta.

Njësia Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve:

  • G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  • S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.
  • E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
  • A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
  • L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Njësia Operative Radiomobile e karabinierëve të Breshias/Itali, në muajin mars të vitit 2015, ka nisur hetimin në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë.

Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.

Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

Në përfundim të operacionit të përbashkët “METROPOLIS” me autoritetet policore italiane, u arrestuan gjithsej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri, ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të rritur forcën goditëse në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjetra ligjzbatuese dhe me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe akteve terroriste që cenojnë sigurinë e jetës së qytetarëve apo sigurinë kombëtare.

Pas

Penalltia e akorduar kundër Interit, arbitrit i kushton shumë vendimi

Para

“Si do ta heqim qafe Fiqiri Ismailin”, debat në KQZ për kryebashkiakët me 3 mandate

Para
VENDIMI/ KQZ shpërndan fondet për zgjedhje, sa lekë do të marrin partitë politike

“Si do ta heqim qafe Fiqiri Ismailin”, debat në KQZ për kryebashkiakët me 3 mandate

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Zjarr në një parking nëntokësor të qendrës tregtare në Pire, dëmtohen tre automjete

Kriza humanitare në Gaza, Gjermane nuk e përjashton mundësinë e pezullimit pjesërisht të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael

“Po blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, dhe po e shet në tregun e hapur”, Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore

Ukraina nuk ndal sulmet, goditet me dronë rajoni jugor i Volgorodit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.