Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që është shënuar ditën e sotme në Elbasan.
Pesë shtetasit e plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, u transportuan në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por njëra prej tyre, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra.
Ajo është identifikuar si Kamela Hoxha 20 vjeçe.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, ky dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, njëra tip “Volksëagen” me targa AA 015 MR dhe tjetra tip “Ford” me targa AA 123 BE.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe as shkaku i aksidentit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (XH.A/SHUPLAKA)