02:24 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Kokën si struci në rërë, turp”, Bojaxhi-partive: Tërhiqni kandidatët e dënuar

16:36 | 08/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kokën si struci në rërë, turp”, Bojaxhi-partive: Tërhiqni kandidatët e dënuar

Shumë nga mbështetësit e lëvizjes “Sfida për Shqipërinë tjetër” u mblodhën sot përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kërkuar largimin e të gjithë kandidatëve në parlamentin e 2017, të dënuar penalisht.

“Sfida” beson që historia e parlamentit me persona të dënuar duhet të mbarojë. Në deklaratën për mediat përpara KQZ-së, Bojaxhi theksoi rëndësinë e largimit të personave të inkriminuar dhe zëvendësimin e tyre me individë përfaqësues, për të shmangur “parlamentin e të fortëve” apo “dhunuesit e ligjit”.

“Ne në parlament duhet të dërgojmë qytetarin model. Politika nuk bazohet vetëm mbi ligjin por edhe mbi moralin para qyetatarëve. Partitë tradicionale duan të na sjellin në parlamentin e ri akoma individe të dënuar për kontrabandë, korrupsion, dhunë apo vepra të tjera penale. Kemi jo pak por 27 kandidatë të dënuar me vendim gjykate. Një pjesë e kandidatëve madje kanë shkruar në formularin e kandidimit që janë të dënuar dhe sërish partitë politike kanë preferuar t’i vendosin në listat e tyre si parlamentarët e ardhshëm. Është një turp për partitë politike që nuk i kanë tërhequr tashmë kandidatët, madje kanë futur kokën si struci në rërë përballë kandidatëve të dënuar.

Kjo është pasojë e zgjedhjeve të kandidatëve nga kryetari i partisë që cakton për intersa elektorale se cilin “të fortë” do të vendosë në lista për ca vota më tepër. Ftojmë të gjithë partitë politike që të tërheqin këta kandidate duke i zevëndësuar më individë që përfaqësojnë qytetarin model si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana intelektuale. Ne nuk mund të kemi më një parlament të fortësh apo dhunuesish të ligjit. Kjo politikë duhet të marrë fundit.”

Përfaqësuesit e “Sfidës” i kërkuan gjithashtu KQZ-së që nëse ka dyshime për firma apo dokumentacion të falsifikuar nga disa parti politike në mënyrë që të rregjistroheshin në zgjedhjet e ardhshme duhet të ketë një verifikim të imtësishëm pasi nuk mund të fillojmë një tjetër sezon parlamentar ku ka formacione politike që thyejnë ligjet për të bërë ligje. Ftojmë të gjithë gazetarët që sa herë këta kryetarë të dalin para mediave t’i kërkojnë llogari përse nuk kanë tërhequr kandidatët e dënuar me vendim gjykate. Kjo pyetje e qytetarëve do t’i përndjekë përgjatë gjithë fushatës.”, u shpreh Bojaxhi.

(S. SH/SHUPLAKA)

Etiketa: deklarateGjergj Bojaxhiinkriminuar
Pas

“Opozita nuk mund të klonohet dhe as të zëvendësohet”

Para

Apeli lë në burg 7 doganierët dhe punonjësit e policisë të arrestuar për trafik droge

Para
Apeli lë në burg 7 doganierët dhe punonjësit e policisë të arrestuar për trafik droge

Apeli lë në burg 7 doganierët dhe punonjësit e policisë të arrestuar për trafik droge

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.