Akademiku Moikom Zeqo ka komentuar krizën politike në vend, qëndrimin e mazhorancë dhe opozitës, protestën e kësaj të fundit, anulimin e zgjedhjeve në Kavajë dhe nëse do të ketë ose jo zgjedhje në 18 qershor.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Dita”, ai shprehet se opozita s’mund të klonohet dhe as nuk mund të zëvendësohet. Ai e cilëson mungesën e opozitës në zgjedhje një fatkeqësi kombëtare, si dhe shoqërore.
I pyetur për vendimin e PD-së, për të mos marrë pjesë, ai shprehet se është një gabim i madh, një gabim i dyfishtë, duke renditur arsyet e këtij qëndrimi të tij. Sipas tij, është gabim për shkak se sipas tij janë qytetarët që zgjedhin përfaqësuesit e partive, ndaj vendimi i PD-së nuk mund të thuhet se është vendim përfaqësues për të gjithë votuesit e saj.
Pjesë nga intervista:
A do të kemi zgjedhje më 18 qershor, apo jo?
Unë shpresoj me qetësi se do të bëhen zgjedhjet e përgjithshme politike më 18 qershor. Të tërë ndërkombëtarë, partnerët tonë kryesorë të BE dhe Amerikës janë shprehur se edhe pa pjesëmarrjen e PD-së zgjedhjet politike do të njihen. Kushtetutshmërisht, nga ana formale e ligjit nuk është se është skualifikuar PD-ja nga zgjedhjet. Një skualifikim i të tjerëve të PD-së nga zgjedhjet e përgjithshme politike do të përbënte një krim kushtetues dhe pse jo dhe shtëtëror. Me rastin konkret PD është vetëshpallur e përjashtuar. Ky është një gabim i madh. Ky gabim është i dyfishtë.
Së pari, ligji për zgjedhjet e përgjithshme politike është detyrues nga pikëpamja juridike për tërë qytetarët e Shqipërisë., pra jo për partitë. Janë qytetarët e Shqipërisë që ligjërisht vendosën mbi partitë dhe kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e partive të cilët ata mendojnë se i plotësojnë kushtet e tyre të jetës dhe të perspektivës.
Së dyti, gabimi i PD në këtë rast ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të votuesve të tyre, të cilët e kanë të drejtë ligjore votimin po aq sa e kanë dhe detyrim. A është vendimi i PD për të mos marrë në zgjedhje edhe tërë vendimi i tërë votuesve të saj? Kjo nuk mund të saktësohet dot. Më normale është të mendosh se votuesit e elektoratit të djathtë nuk mund të provohen kurrsesi nga e drejta për të votuar. E drejta për të votuar është substanciale. Është e patjetërsueshme. Për sa i përket monitorimit të zgjedhjeve kjo gjë instrumentalizohet nga institucionet ndërkombëtare dhe përcaktohet prej tyre, vetëkuptohet dhe nga publiku shqiptar. Por le të mos mbetemi vetëm në rrafshin e formalitetit, qoftë ky dhe formaliteti i mirëfilltë politik, apo dhe juridik. Unë jam shprehur në një intervistë të mëparshme se nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje, zgjedhjet mund të njihen nga ndërkombëtarët, por megjithatë mbas një viti ,ose më herët apo dhe diçka më vonë duhet kaluar në zgjedhje të parakohshme, duke bërë kështu të mundur procesin e fermentimit dhe të reflektimit të mendimit të opozitës dhe të PD-së për të mos u shmangur historisë së sistemit demokratik, për të konkurruar dhe për të qenë pjesëtarë jo vetëm konceptualë, por dhe fizikë në zgjedhjet e përgjithshme politike. Unë mendoj se kështu mund të ndodhë. Por natyrisht ky është një mendim i imi modest.
Nga ana tjetër mendoj se opozita është një institucion kushtetues. Opozita as mund të klonohet, as mund të zëvendësohet. Mungesa e opozitës do të ishte një fatkeqësi kombëtare dhe shoqërore. Prandaj në pikëpamje kushtetuese unë do të mbetem përherë një mbrojtës i subjektivitetit dhe mbijetesës së çdo opozite.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post