19:49 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kombet e Bashkuara: Vazhdon marrëveshja për grurin për të ndihmuar vendet më të varfra

21:40 | 18/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kombet e Bashkuara: Vazhdon marrëveshja për grurin për të ndihmuar vendet më të varfra

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për të vazhduar marrëveshjen për transportin e grurit nga territori ukrainas në shtetet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Megjithatë, as ky institucion, as presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen, nuk kanë treguar se për sa kohë është vazhduar ajo.

Zëvendëskryeministri ukrainas. Oleksandr Kubrakov, ka thënë se marrëveshja është shtyrë për 120 ditë, sipas kërkesave të Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Rusia nuk ka reaguar ende, ndonëse më herët ka kërkuar një vazhdim të marrëveshjes vetëm për 60 ditë. Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar.

Dy shtetet, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre. Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje rekorde të produkteve ushqimore vitin e kaluar, e ndihmuar edhe nga efektet e pandemisë së koronavirusit. Kriza e shkaktuar besohet se ka përballur 345 milionë njerëz me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim.

Sipas OKB-së, marrëveshja mes dy vendeve ka ndihmuar në transportimin e 24 milionë tonëve të grurit ukrainas nga portet e këtij shteti. Besohet se 55 për qind e dërgesave janë nisur drejt shteteve në zhvillim. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pas

“Krim Elektoral”, përballja e Luçiano Boçit me Bashkinë e Elbasanit

Para

OBSH: Kina është duke fshehur të dhënat për origjinën e Covid

Para
OBSH: Kina është duke fshehur të dhënat për origjinën e Covid

OBSH: Kina është duke fshehur të dhënat për origjinën e Covid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë

Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.