Luana Vjollca së bashku me familjen e saj mamin, motrën e madhe Lirën, Marinën dhe Jorin mbesën e saj ndodhen me pushime në Dhërmi.
Këngëtarja ka postuar disa foto nga këto pushime e foto më e veçantë është ajo ku shfaqet e përkëdhelur pranë të ëmës e cila e puth në ballë
“E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”, shkruan Luana.
Mirëpo mes komenteve të shumta ka rënë në sy komenti i Stresit i cili i ka habitur të gjithë.
“Familja ime”, shkruan Stresi.
Komenti i tij ka befasuar fansat e motrave të njohura shqiptare, dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe!
Megjithatë ky nuk është postimi i parë i Stresit për Vjollcat. Kohë më parë, kur ishte i ftuar në dasmën e Getoarit dhe Marinës, ai bëri një postim në Instagam ku shkruante: “Koha për familjen!”
Të kenë vërtet lidhje familjare?