21:42 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni Antikorrupsion vijon pa opozitën, Xhafaj: Do të duhet të ishin këtu, shpresoj në reflektimin e tyre

11:46 | 21/06/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komisioni Antikorrupsion vijon pa opozitën, Xhafaj: Do të duhet të ishin këtu, shpresoj në reflektimin e tyre

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion është ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e dytë, por është bojkotuar sërish nga opozita.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh se opozita do të duhej të ishte pjesë e mbledhjes, duke iu kërkuar që të reflektojnë.

“Kuvendi ka miratuar me një vendim ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar dhe ka miratuar përbërjen, duke përcaktuar shprehimisht edhe anëtarët që do të jenë nga maxhoranca dhe opozita.

Do të duhej që kolegët e nderuar deputetë të opozitës të merrnin pjesë në mbledhje sipas detyrimit të Kuvendit, por edhe si nevojë e domosdoshme, jetike për të qenë pjesë e një procesi të tillë reformues.

Shpresoj shumë në reflektimin e tyre, besoj që hap pas hapi duke ecur përpara me procesin përgatitor, dhe duke pasur të gjithë ne këtu, edhe opozita apo aktorë të tjerë jashtë politikës që mund të kenë pikëpyetje të tyre, perceptime të tyre për këtë çështje, do të sqarohen më mirë dhe do të kuptojnë kushtetutshmërinë, qëllimin e këtij procesi, rëndësinë që ka ky proces për qytetarët, integrimin e vendit dhe të ardhmen e vendit.

Në ditët në vijim, duke dëshmuar këtë qasje, besoj që opozita dhe shumë faktorë të tjerë që janë ftuar nga ne, do të jenë pjesë e këtij procesi transparent dhe profesional”, tha Xhafaj.

Etiketa: opozitaxhafaj
Pas

Parajsa e trëndafilave në Labinot të Elbasanit

Para

Komisioni “Xhafaj”, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit s’ka nevojë për propagandë

Para
Komisioni “Xhafaj”, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit s’ka nevojë për propagandë

Komisioni “Xhafaj”, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit s’ka nevojë për propagandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia me marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.