09:51 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

22:30 | 21/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë rinisur diskutimet e projektligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit Eduard Shalsi tha se drafti do të kalojë për miratim Parlamentit pas 2 deri 3 javësh. Projektligji ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamentar kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave.

Kryetari i Komisionit shtoi se grupi i punës ka bërë disa rishikime në draft në lidhje me përkufizimet, por edhe ka marrë në konsideratë disa propozime të sistemit bankar të paraqitura nga shoqata e bankave dhe Banka e Shqipërisë. Përsa i përket ndryshimeve të reflektuara pas kundërshtimeve të grupeve të interesit relatorët e draftit prezantuan vetëm ato për përmirësim dhe saktësim termash, jo shqetësimet e profesioneve të lira për zbatimin e tatimit progresiv që nis nga 1 janari 2024.

Relatorja deputetja Blerina Gjylahmeti tha se rekomandimet e grupeve të interesit janë përfshirë në draftin e përmirësuar, duke përfshirë rishikimet te termave, si: entitet, shoqëri, divident, seli e përhershme, etj. Relatorët e draftit gjithashtu shtuan se ndryshimet përmirësojnë ligjin aktual të tatimit mbi të ardhurat të hartuar që në vitin 1999, duke krijuar vështirësi në zbatim me konceptet e kohës. Por për projektligjin e rishikuar kontabilisti Sotiraq Dhamo më herët pohoi për Monitor se thelbi i vërejtjeve të tyre nuk janë marrë në konsideratë dhe grupi i punës s’ka bërë ndryshime për profesionet e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor, përveçse atyre të termave teknik.

“Drafti i rishikuar nuk rezulton të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në raport me projektligjin e muajit dhjetor. Pra Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka qëndruar variantit të mëparshëm, gjithnjë nëse do të jetë ky drafti që do të miratohet nga komisioni parlamentar. Pra në thelb profesionet e lira i tatojnë 15%. Tregtarët e dyqaneve i le me tatim 0 deri në vitin 2029. Taton profesionistët e vetëpunësuar, si të ardhura nga pagat me 23%”.

Kontabilistë të tjerë, ekspertët fiskalë dhe avokatë kundërshtuan sërish ashpër projektligjin e rishikuar për shkak të barazisë që krijon mes tatimpaguesve, kryesisht me profesionet e lira. Nisma përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029./monitor.al

Pas

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Para

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Para
I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.