Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, i ka dërguar një letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin.
Në letër, Nikolla i kërkon zotit Rubin që të vizitojë Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me qëllim që të mbajë një fjalim lidhur me ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin, përsa i përket krijimit të Komisionit për Dezinformimin.
Nikolla shprehet se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla.
Letra e Nikollës:
“Po ju shkruaj në lidhje me mocionin e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin malinj të huaj, përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot vendimin e Kuvendit për krijimin e një komisioni të tillë dhe e përcolli për miratim në seancë plenare. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, dëshiroj t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Përvoja dhe njohuritë tuaja të vlefshme do të përfitonin shumë nga përpjekjet e komitetit për t’iu kundërvënë këtyre forcave. Për më tepër, do të doja t’ju kërkoja t’i drejtoheni Parlamentit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje të huaja. Fjalimi juaj do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e bashkëpunimit në këtë çështje vendimtare”