15:07 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni “Xhafaj”, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit s’ka nevojë për propagandë

11:53 | 21/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komisioni “Xhafaj”, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit s’ka nevojë për propagandë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi ndaj mbledhjes së sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ku opozita ka munguar sërish.

Kryetarja e KKIE dhe Komisionit të Çështjeve Europiane shkroi në rrjetet sociale se ky komision është një dublim i Këshillit Kombëtar të Integrimit pasi jo vetëm ka përvetësuar gjithë stafin e KKIE por edhe funksionet dhe fuqinë e këtij Këshilli.

Postimi i plote:

Të ngresh një institucion që dublon Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe që i merr sekretariatin dhe stafin e atashuar për #KKIE nuk është dialog dhe as gjithëpërfshirje aq më pak kërkesë për një të tillë. Por kjo është më e pakta pasi shqetësimet e drejta që ka ngritur @ISP_Institute në lidhje me këtë komision, janë sinjal alarmi 🚨.

Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisht ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura. Dublon pa kuptim funksionet që kryejnë komisionet parlamentare dhe cënon e ngushton rolin e opozitës në parlament duke dubluar tërësisht komisionet dhe Këshillat që drejton opozita.

Nëse duam realisht integrimin na duhet që të punojmë çdo ditë dhe mbi të gjitha kemi vullnet.  Mazhoranca ka vite këndon këngën e gjinkallës, nuk ecën dot as me hapin e milingonës për këtë proces.

Etiketa: tabakuxhafaj
Pas

Komisioni Antikorrupsion vijon pa opozitën, Xhafaj: Do të duhet të ishin këtu, shpresoj në reflektimin e tyre

Para

Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, Balliu: Protesta do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi

Para
Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, Balliu: Protesta do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi

Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, Balliu: Protesta do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohen nga qelia dy vëllezërit e arrestuar për produktet e skaduara, do hetohen në “arrest shtëpie”

SHBA: Nuk mbajmë përgjegjësi për sulmet e Izraelit në Siri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit: Ishte baza e shqetësimit të qytetarëve, Tiranës i mungon drejtimi

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.