11:49 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Komunikimet konfidenciale, pse është alarmuar miku italian i Edi Ramës?

12:30 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komunikimet konfidenciale, pse është alarmuar miku italian i Edi Ramës?

Njerëz të afërt me kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi janë të alarmuar nga risku i shpërthimit mediatik të një skandali që po konsumohet në Tiranë.

Disa komunikime konfidenciale të siguruara nga Hashtag.al sugjerojnë se bashkëpunëtorët e Flavio Tosit po investohen për të sfumuar bujën e një kontrate të dyshimtë shitjeje e cila është denoncuar në prokurori.

Bëhet fjalë për kontratën e shitjes së kompanisë ‘Serenissima’ e cila kryen punimet në Bypass-et e Fierit dhe Vlorës.

‘Serenissima’ (me kapital 5 milionë euro) i është shitur një kompanie të quajtur L.C.I srl (me capital 60 mijë euro) e cila është në pronësi të një shtetasi italian të quajtur Giuseppe Latinno, i cili rezulton i dënuar në Itali me 3 vite burg për mashtrim financiar dhe në vitin 2015 ka marrë një dënim shtesë për të mos kryer asnjë veprim tregtar deri në vitin 2020.

Nga ana tjetër i lidhur me kompaninë blerëse L.C.I srl rezulton i lidhur dhe shtetasi Marco Lacaita, i cili është një avokat që më parë ka punuar si përfaqësues i firmës ‘Serenissima’.

Punimet në Bypass-et e Fierit dhe Vlorës janë ndërprerë dhe firma ‘Serenissima’ është paditur nga dy kompani shqiptare për një borxh të papaguar prej 13 milionë eurosh.

Këto dy kompani shqiptare(C.A.E Construction dhe Elite Mine) kanë dorëzuar në prokurori kallëzim penal për shitjen fiktive të kompanisë ‘Serenissima’.

Por ‘Serenissima’ nga ana e saj është pjesë koorporatës italiane ‘A4’, ku Bashkia e Veronës ka rreth 49 për qind të aksioneve.

Disa komunikime të siguruara nga Hashtag.al tregojnë se drejtues të kompanisë ‘Serenissima’, njëherësh dhe persona të lidhur me kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi, janë shfaqur të alarmuar që skandali i shitjes së kompanisë të mos bëhej objekt mediatik, pasi kjo mund të dëmtonte kryebashkiakun e Veronës në zgjedhjet lokale që do zhvillohen pas pak javësh në Verona.

Flavio Tosi është një lidhje e afërt e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Rama detyroi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj një vit më parë, që t’i jepte një kontratë ekskluzive për pastrimin e plehrave të Tiranës, një kompanie miks të kontrolluar prej Bashkisë së Veronës./ Hashtag.al

Aktpadia e dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme
Etiketa: aktpadiedi ramamikuskandal
Pas

“Rama nuk pranoi dialogun, por ne s’do ta lëmë votën peng të krimit”

Para

Ristani i shtron pyetjet një e nga një, pse qeveria Rama është më e korruptuara

Para
Ristani i shtron pyetjet një e nga një, pse qeveria Rama është më e korruptuara

Ristani i shtron pyetjet një e nga një, pse qeveria Rama është më e korruptuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim “të menjëhershëm”

Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja bllokon punimet nga 27 korriku deri në 8 gusht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.