Anëtari i ri i Partisë Komuniste, Bashkim Meta ka deklaruar në ditën e Dëshmorëve të Kombit se është krenar që është pranuar në radhët e partisë së tij, duke shtuar se nuk e bënë anëtar kur ai e dëshironte këtë gjë në moshë të re, gjithsesi e bënë tani.
Ai më tej thotë se është kjo parti që themeloi Partinë Socialiste dhe të tjerat, por ai thekson se Partis Komuniste ishte e ndershme dhe nuk dinte çfarë janë tenderat apo korrupsioni.
Euforia për pranimin në partinë që dikur drejtohej nga një nga diktatorët më të egër në Europë nuk fshihet aspak nga Bashkim Meta, i cili gjithashtu u shpreh se po t’i jepej mundësia do dilte edhe me portretin e Enver Hoxhës
“Më në fund Partia Komuniste më pranoi në gjirin e saj. Duke parë punën time që kam punuar me ndershmëri në këto vite, kam kërkuar edhe në moshë të re nuk më bën kur unë dëshiroja por gjithsesi më bënë tani. Duhet ta dini se vetëm kurora që ne vumë në emër të Partisë Komuniste kjo është kurorë ndershmërie të tjerat janë kurora fallcitete dhe hipokrizie. Partia Komuniste sepse partitë që janë sot janë partitë që kan rrjedhur nga Partia Komuniste. Është kjo Parti që themeloi partinë Socialiste dhe këto tjerat. Komunistët janë të ndershëm nuk dinë çështë tenderi nuk dinë çështë korrupsioni .Kjo Kurorë në emër të Partisë Komuniste ka pjellë këto të tjerat. Po të më jepej mundësia do dilja edhe me portretin e Enver Hoxhës por unë jamë një anëtar i ri i Partisë Komuniste ndaj ka të tjerë mbi mua. Por jam mëse i bindur që aderoj në këtë Parti si më e ndershmja Partia që kam endëruar gjithmon të jem anëtar i saj”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)