10:22 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konfirmohen dyshimet, çfarë u gjet në laboratorin e vëllezërve Çilotaj në Fier

09:47 | 07/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konfirmohen dyshimet, çfarë u gjet në laboratorin e vëllezërve Çilotaj në Fier

Në laboratorin e Çilotajve u gjetën mbetje të bimëve narkotike që ishin tharë aty më parë

Provat e siguruara nga prokuroria duket se kanë rrëzuar përfundimisht pretendimin e punëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, të cilët gjatë operacionit të policisë, deklaruan se brenda magazinës, veç bazës ushqimore për bagëtitë, gjendjej edhe një pulari.

Nga burime të “Fax News” mësohet se ekspertët e kriminalistikës të institutit të policisë shkencore kanë arritur në përfundimin se një sasi mbetjesh organike të gjetura në laboratorin e Çilotajve i përkasin bimës cannabisativa.

Sipas burimeve, lënda narkotike e gjetur në dyshemenë e laboratorit ishte e tharë, ç’ka ka ngritur dyshimet se në këtë laborator mund të jetë kryer më parë tharja e bimëve narkotike canabisattiva.

Gjithashtu, nga krahasimi i pajisjeve të gjetura në laboratorin e Çilotajve me ato të pularive, është konkluduar se nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

Mësohet se ekspertët kanë konkluduar se pajisjet e gjetura në laboratorin e drogës nuk mund të shërbejnë për mbareshtimin e shpendëve.

Ndërkohë, pajisjet ndriçuese rezulton të jenë të ngjashme ose të njëjta me ato që përdoren për kultivimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

Kjo, pasi këto pajisje sigurojnë ndriçim të frotë dhe nxehtësi të mjaftueshme për kryerjen e procesit të fotosintezës dhe të tharjes së bimëve narkotike të cannabissativës, shtojnë burimet.

Hetuesit dyshuan që në momentet e para se laboratori i gjetur në ambjentet e magazinës së vëllezërve Çilotaj rreth një muaj më parë, kishte shërbyer për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

Fillimisht, kur oficerët e antidrogës pyetën punonjësit dhe të afërmit Çilotajve se çfarë ndodhej në magazinë, ata u shprehën se aty kishte vetëm bazë ushqimore për bagëtinë.

Por, kur hetuesit nisën të spostonin dengjet e barit, atëherë punëtorët ndryshuan qëndrim dhe pretenduan se, nga çfarë dinin ata, në brendësi të magazinës gjendej një pulari.

Pas zbulimit të laboratorit prej rreth 300 metrash katrorë, policia konstatoi se aty gjendej një laborator droge.

Vëllezërit Çilotaj kishin arritur që gjatë 15 viteve të fundit të krijonin një “perandori” pronash të paluajtshme dhe dy biznese qindra milonëshe.

Hetimi disa vjeçar i Prokurorisë së Fierit është kurorëzuar me zbulimin e pastrimit të parave të kryer nga Çilotajt, të cilët dyshohet t’i kenë përfituar paratë e investuara fillimisht nga shfrytëzimi i femrave për prostitucion dhe nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Mësohet se ata zotërojnë rreth 80 apartamenteve në pallate dhe dhjetëra banesa në Fier, Vlorë, Tiranë, Durrës e Sarandë. Prokuroria e Fierit ka konstatuar edhe dhjetëra troje në Fier, Tiranë e Vlorë. Por, nga hetimet është konkluduar se pjesa më e madhe e pasurive të Çilotajve janë bllokuar nga bankat e nivelit të dytë, ku ata kanë marë më shumë se dy milionë kredi.

Rreth 100 apartamente e banesa, trojet dhe rreth 31 automjete të llojeve të ndryshme që zotërohen nga familja Çilotaj janë sekuestruar me vendim gjykate ditën e premte të javës së kaluar.

Hetimi ndaj familjes Çilotaj për pastrim të produkteve të veprës penale ka nisur që prej vitit 2010.

Ndërkohë, në vitin fillim të vitit 2011, Vladimir Cilotaj u arrestua së bashku me ish-shefin e komisariatit të Patosit, Gerjan Kondi, pasi u akuzuan për vjedhje të naftës bruto nga puset dhe depozitat e Albpetrolit.

Edhe pse atëherë u hetuan  për Pastrim të Produkteve të Veprës penale, bizneset e familjes Çilotaj e vazhduan aktivitetin e tyre, deri në zbulimin e laboratorit të drogës që sapo ishte ndërtuar në magazinat në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit dhe kapjen e gomones në stanin e tyre. Në këtë laborator me sipërfaqe 300 metër katrorë, dyshohet se vëllezërit Çilotaj do të kultivonin e përpunonin lëndë narkotike të llojit canabisativa, ku kishin siguruar edhe infrastrukturën e nevojshme për trafikimin e drogës drejt Italisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme dyshohet që të jenë blerë ose ndërtuar me para të përfituara nga shfrytëzimi i femrave për prostitucion.

Disa ditë më parë, policia ndaloi edhe 52-vjeçarin nga Fieri, Xhevair Troka, i cili dyshohet se kishte kryer transferta në shuma të mëdha parash, nga pika e këmbimit valutor që administronte, drejt llogarive bankare të Çilotajve të cilët i deklaronin më pas si të ardhura të përfituara nga bizneset e tyre.  (E.V/Faxweb.al)

Etiketa: Cilotajgjetlaboratorin
Pas

Sapo ishte kthyer nga SHBA, detaje nga shpërthimi në banesën e ish-shefit të Policisë në Shkodër (Video)

Para

Polemikat e Ramës me fenë, Zekthi: Brroçkulla që lëshoi në Elbasan, e di dhe një fëmijë 10-vjeçar (Video) 

Para
Polemikat e Ramës me fenë, Zekthi: Brroçkulla që lëshoi në Elbasan, e di dhe një fëmijë 10-vjeçar (Video) 

Polemikat e Ramës me fenë, Zekthi: Brroçkulla që lëshoi në Elbasan, e di dhe një fëmijë 10-vjeçar (Video) 

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës,digjen dhjetëra hektarë pyje

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë(PAMJE TE RENDA)

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.