01:50 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konfirmohet në detyrë Elisabeta Imeraj, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës

09:39 | 01/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria ”dhuratë” për fundvit biznesmenit Bashkim Ulaj, “gropos” skandalin DH Albania, ja akuza qesharake që çoi në Gjykatë

Është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ka rezultuar e pastër në të treja kriteret e vlerësimit, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë në KPK, ndërkohë që disa ditë më parë Imeraj u përzgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në krye të prokurorisë së Tiranës.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Elisabeta Imeraj nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo ka hetuar disa nga çështjet më të nxehta në vend, përfshirë edhe dosjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin kërkonte heqjen e imunitetit për ta arrestuar.

Ishte maxhoranca ajo ai që pengoi në Komisionin e Mandateve arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar nga Prokuroria për trafikun e drogës.

Dosja Tahiri nuk është e vetmja e bujshme që ka hetuar Imeraj. Ajo ka hetuar dosje të tjera të bujshme si ajo e Shullazit, Orest Sotës, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, që sipas prokurorisë nuk justifikoheshin dhe kishin si adresë ish-ministrin Saimir Tahiri, dosjen e 9 imamëve të cilët janë dënuar për terrorizëm por edhe grupin e trafikantit ndërkombëtar të drogës Met Kananit, i njohur si ‘Eskobari shqiptar’.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Elisabeta Imerajelisabeta imeraj konfirmohet ne detyreimeraj kalon vetingun
Pas

“Nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra”, të moshuarit shkojnë të vaksinohen te sheshi ‘Skënderbej’ pa u lajmëruar nga mjeku i familjes: Mora kartën e identitetit dhe erdha (VIDEO)

Para

Zjarr në një mobileri në Nikël të Krujës, në pronësi të një gruaje

Para
Merr flakë banesa në Kavajë, pëson djegie të rënda në trup 94-vjeçari

Zjarr në një mobileri në Nikël të Krujës, në pronësi të një gruaje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.