Gazetari i njohur Sokol Balla bëri të ditur në natën e ndërrimit të viteve me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Tashmë behët e ditur se ai do të jetë pjesë e stafit të Vizion Plus.
Burime pranë këtij televizioni bëjnë të ditur për Express se Balla do të ketë rolin e drejtorit ekzekutiv si dhe do të drejtojë një emision politik, i cili do të jetë emisioni kryesor në këtë televizion.
Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”. Mesa duket batuta që shkëmbeu me kryeministrin Rama ku ai u shpreh “që nuk ka rëndësi të jesh Top Story, rëndësi ka të jesh Real Story” paska qenë një paralajmërim për emrin e ri të emisionit të tij, pasi medohet se do të quhet “Real Story”. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post