Një konflikt midis dy personave ka ndodhur në Laç. Policia bën të ditur se pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me armë zjarri në ajer dhe është larguar. Nuk ka të lenduar nga të shtenat.
Policia ka shkuar menjehere në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xhevahir Lika nga Gjormi, që qelloi me arme zjarri në ajer. Fax News raporton se personi me të cilin është konfliktuar është Gent Bushi.
Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij
(M.Q/Faxweb)